
Andi Lila është i ftuar mbrëmjen e sotme në RTSH Sport në emisionin “Rubrika Sportive” që drejtohet nga prezantuesja, Albana Bejko. Ish-mbrojtësi i Shqipërisë foli rreth Europianit U-21 që do të zhvillohet në vendin tonë në vitin 2027.
“Shqiperia nuk është më një vend periferik i futbollit europian. Në vitin 2022 u zhvillua finalja e Conference League mes Romës dhe Feyenoord, ndërsa nga 19 maj deri më 1 qershor është vendosur të luhet kampionati europian U-17.
Më pas në vitin 2027 do të luhet europiani U-21. Presidenti Duka vendosi që unë të jem ambasador për këtë eveniment, ndërsa Gjasula për atë të U-17. Për mua ky rol është një emocion që shpresoj shumë që t’ia dalim.
E kemi treguar që jemi një vend mikëpritës. Yjet që do të vijnë në Shqipëri do të impresionohen pozitivisht për mikëpritjen në vendin tonë.”, u shpreh Lila.