Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

"Projekti me Sylvinhon nuk mund të ndalej", Armand Duka pas rinovimit të trajnerit: Do punojmë për t'u kualifikuar në Botëror

Shkruar nga NEWSPORT
"Projekti me Sylvinhon nuk mund të ndalej", Armand Duka pas
Armand Duka - Sylvinho

Sylvinho dhe stafi i dij, Zabaleta dhe Doriva rinovuan kontratën me Kombëtaren shqiptare. Stafi i trajnerëve do të jenë pjesë e Shqipërisë deri në dhjetor të vitin 2025. Objektivi kryesor tashmë është kualifikimi në Kupën e Botës 2026, të cilën FSHF-ja ia ka besuar si mision trajnerit brazilian.

Pas rinovimit, ka ardhur reagimi edhe nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Ky i fundit thotë se ky projekti i nisur me këtë staf trajnerësh nuk mund të ndalet. Ndër të tjera, Duka thekson se asnjëherë nuk ka patur dyshime përsa i përket vazhdimësisë.

“Projekti i nisur me trajnerin Sylvinho dhe stafin e tij, Zabaleta e Doriva, nuk mund të ndalej. Në asnjë moment nuk kemi pasur dyshime për vazhdimësinë dhe tani edhe e kemi konkretizuar me hedhjen e firmës mbi kontratë, deri në dhjetor të vitit 2025.

Që në fillim kishim synim kualifikimin në Euro 2024 dhe ia dolëm. Tani e gjithë vëmendja është për të shkuar për herë të parë në Kupën e Botës. Besimi se mund t’ia dalim është prezent dhe stafi teknik, futbollistët dhe e gjithë Federata do të punojnë për të arritur këtë qëllim”, shkruan presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga