Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Plotësohen të gjitha vazot për Botërorin 2026, Shqipëria rrezikon të “peshkojë” Kosovën në kualifikuese

Shkruar nga NEWSPORT
Plotësohen të gjitha vazot për Botërorin 2026,
Kombëtarja

Nations League mbrëmjen e djeshme mbylli raundin e 6 të sfidave dhe tashmë janë mësuar edhe skuadrat që kanë siguruar vendin e parë, ato që do të luajnë “Play-Off” dhe ekipet që kanë rënë një ligë më poshtë.

Por gjithashtu pas mbrëmjes së djeshme janë mësuar edhe ndarja e ekipeve në vazo për Botërorin 2026. Kështu Kombëtarja shqiptare ndodhet në vazon e 3-të, ndërsa si kundërshtarë të mundshëm mund të bie Kosova dhe mund të kemi një përballje "vëllazërore".

Shorti për kualifikueset e Kupës së Botës do të hidhet më 13 dhjetor, nga ku kuqezinjtë do të mësojnë edhe rivalët e tyre. Goglat do të përcaktojnë rivalët e Kombëtares dhe e fgjithë vëmendja më 13 dhjetor do të jetë në Zyrih.

Vazo 1: Spanjë, Portugali, Gjermani, Francë, Itali, Holandë, Danimarkë, Kroaci, Angli, Belgjikë, Zvicër, Austri

Vazo 2: Ukrainë, Turqi, Suedi, Uells, Hungari, Serbi, Poloni, Greqi, Rumani, Sllovaki, Çeki, Norvegji

Vazo 3: Skocia, Slloveni, Irlandë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Gjeorgji, Finlandë, Islandë, Irlandë e Veriut, Bosnjë Hercegovicë, Mali i Zi, Izrael

Vazo 4: Bullgari, Luksemburg, Bjellorusi, Kosovë, Armeni, Kazakistan, Azerbajxhan, Estoni, Qipro, Ishujt Faroe, Lituani, Letoni

Vazo 5: Moldavi, Maltë, Andorrë, Gjibraltar, Lihtenshtejn, San Marino

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga