Kapiteni i Francës Kylian Mbappe ka publikuar një dedikim në rrjetet sociale për trajnerin Didier Deschamps, i cili po përgatitet të largohet nga drejtimi i “gjelave”.
Për Deschamps sonte do të jetë ndeshja e fundit në drejtimin e kombëtares në finalen për vendin e tretë kundër Anglisë. Për teknikun kjo do të jetë ndeshja e 185-të në krye të pankinës franceze, duke mbyllur njnë epokë të jashtëzakonshme që kulmoi me fitimin e Kupës së Botës në vitin 2018.
Pas 14 vitesh kontribut, ylli i kombëtares franceze e ka përshkruar këtë moment si “kërcimin e fundit” për trajnerin Deschamps. Mbappe shprehu keqardhje që ekipi nuk mundi t’i dhuronte një fund të mirë, por theksoi rolin kyç që ka pasur 57-vjeçari për ringritjen e ekipit.
Mbappe shtoi një fjali që ka marrë vëmendje të madhe: “Njerëzit nuk e kanë vlerësuar gjithmonë madhështinë tënde, por koha dhe historia do të kujdesen për këtë.” Me këtë mesazh personal, sulmuesi falënderoi trajnerin për mundësinë që i dha për të përfaqësuar Francën në skenat më të mëdha botërore dhe u shpreh i privilegjuar që ka qëndruar përkrah një prej legjendave më të mëdha të futbollit francez.
View this post on Instagram
