
Pas fitores 3-0 në miqësoren e parë përballë Lihtenshtejnit, Kombëtarja shqiptare do të luajë mbrëmjen e sotme kundër Azerbajxhanit. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Haladás Sportkomplexum”, do të startojë në orën 19:00.
Si trajneri i Shqipërisë, Sylvinho ashtu dhe ai i Azerbajxhanit, Arif Asadov kanë vendosur për lojtarët që do të hedhin në fushë që nga minuta e parë e kësaj sfide. Më poshtë do të njiheni me formacionet zyrtare të miqësores, Shqipëri – Azerbajxhan.
Një formacion mjaft i mirë i hedhur në fushë nga Sylvinho, ku shumica e tyre kanë qenë titullar edhe gjatë kualifikueseve. Një rreshtim i tillë mund të quhet parapërgatitje për Italinë, pasi edhe kundër “azzurrëve” mund të jetë i njëjti formacion.
SHQIPËRIA: Strakosha: Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj: Asllani, Ramadani, Bajrami, Asani, Broja, Seferi.
AZERBAHXJANI: Mahammadal: Mammadov, Huseynov, Mustafazade, Jafarguliyev: Makhmudov, Diniyev, Isaev: Sheydaev, Bayramov, Emreli.