Kombëtarja shqiptare pret me “ankth” këto ditë për të mësuar se kush janë rivalët e mundshm të fazës “Play-Off” dhe çfarë do t’i rezervojë shorti më 20 nëntor.
Por tashmë kuqezinjtë kanë mësuar edhe kundërshtarin e parë të mundshëm. Është pikërisht Çekia, me këto të fundit që janë pozicionuar në vazon e dytë.
Siç dihet Shqipëria ndodhet në vazon e 3-të dhe çekët janë një kundërshtar që kuqezinjtë e njohin mjaft mirë. Kjo pasi me ta janë përballur në kualifikueset e Euro 2024.
Ndërkohë 3 rivalët e tjerë të mundshëm janë edhe Sllovakia, Skocia dhe Irlanda. Gjithsesi pas ndeshjeve të ditës së sotme që do të luhen në orën 20:45 do të mësohen të gjitha verdiktet, pasi gjithçka mund të ndryshojë edhe ekipet në vazo.
