Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Nga kalimi i grupit deri në finale, zbuloni të gjitha skenarët e mundshëm të Shqipërisë në Euro 2024

Shkruar nga NEWSPORT
Nga kalimi i grupit deri në finale, zbuloni të gjitha skenarët e
Montazh i Newsport.al/ Rrugetimi i Shqiperise ne Euro 2024

Shqipëria do të nisë aventurën Euro 2024 më 15 qershor ndaj Italisë, në orën 21:00 në Dortmund. Kuqezinjtë më pas sfidojnë Kroacinë më 19 qershor dhe Spanjën më 24 qershor, në Hamburg e Dusseldorf. 

Tre rivalë të vështirë që pa mëdyshjen më të vogël përbëjnë "Grupin e Ferrit". E në këtë mënyrë, shanset për kalimin e grupit minimizohen akoma më shumë, por futbolli është futboll dhe fusha e lojës di të ofrojë çmendurira.

Bazuar në kalendarin e UEFA-s, Newsport.al ka zbardhur të gjithë rrugëtimin e mundshëm të Kombëtares për çdo skenar kualifikues, qoftë si fitues grupi, qoftë nga vendi i dytë, qoftë mes të 3-tave më të mira.

Nëse dalim në vend të parë:

Raund 1/16
Shqipëria – 3A/D/E/F
1 Korrik, 21:00, Frankfurt Arena

Çerekfinale
Shqipëria vs Fituesi i 1A- 2C
5 Korrik, 18:00, Stuttgart Arena

Gjysmëfinale
Shqipëria vs W46
9 Korrik, 21:00, Allianz Arena Munich

Finale
Shqipëria vs W50
14 Korrik, 21:00, Olympiastadion Berlin

Nëse dalim në vendin e 2-të në grup:

Raund 1/16
2A – Shqipëria
29 Qershor, 18:00, Olympiastadion Berlin

Çerekfinale
Fituesi i 1C – 3D/E/G vs Shqipëria
6 Korrik, 18:00, Dusseldorf Arena

Gjysmëfinale
W47 vs Shqipëria
10 Korrik, 21:00, Dortmund

Finale
W49 vs Shqipëria
14 Korrik, 21:00, Olympiastadion Berlin

Nëse dalim mes të 3-tave më të mira. (2 Opsione):

Opsioni 1

Raund 1/16
1F vs Shqipëria
1 Korrik, 21:00, Frankfurt Arena

Çerekfinale
Shqipëria vs Fituesi i 2D – 2E
5 Korrik, 21:00, Volksparkstadion Hamburg

Gjysmëfinale
W45 vs Shqipëria
9 Korrik, 21:00, Allianz Arena Munich

Finale
Shqipëria vs W50
14 Korrik, 21:00, Olympiastadion Beriln

Opsioni 2

Raund 1/16
1E vs Shqipëria
2 Korrik, 18:00, Allianz Arena Munich

Çerekfinale
Shqipëria vs Fituesi i 1D - 2F
6 Korrik, 21:00, Olympiastadion Berlin

Gjysmëfinale
Shqipëria vs W48
10 Korrik, 21:00, BVB Stadion Dortmund

Finale
W49 vs Shqipëria
14 Korrik, 21:00, Olympiastadion Beriln

Më poshtë paraqitet grafikisht i gjithë kalendari i Euro 2024 nga UEFA:

Nga kalimi i grupit deri në finale, zbuloni të gjitha skenarët e
 
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga