
Kombëtarja shqiptare del nesër në fushë përballë Andorrës për ndeshjen e dytë kualifikuese të Kupës së Botës. Në konferencën për shtyp ditën e sotme doli trajneri i kuqezinjve Sylvinho Campos.
“Fillimisht dua të bëj një ngushëllim për gazetarin Saimir Demi që u nda nga jeta ditën e sotme. Ndeshja e fundit nuk ishte e lehtë, ata kishin një trajner të ri dhe kanë lojtarë që kanë luajtur në skuadrat më të mira në botë. Kanë luajtur në dy finale të europianëve. Kemi qenë në lojë deri në pësimin e golit të dytë, me ekipe të tilla po nuk je i përqendruar mund të pësosh dhe 5 gola në pjesën e parë.
Nesër nisim një rrugëtim ndaj Andorrës. Sot kemi një stërvitje ku merremi me disa elemte të tjera në stërvitje. Ajo që mundohemi të përfitojmë është të marrim më të mirën nga lojtarët, u munduam të provojmë diçka ndryshe ndaj Anglisë, por qendërmbrojtësat e tyre ishin shumë të përgatitur. Futbolli është i vështirë, Andorra luan me shumë grintë dhe me pasion për fanellën e tyre. Në aspektin strategjik do të bëjmë disa ndryshime duke parë se sa do të eci. Ndeshja e dytë është dy ditë e gjysmë pas të parës, mund të ketë ndryshime nga aspekti strategjik. Përdorim videot individuale për lojtarët kundërshtarë, duhet të kalojmë nga një ndeshje që duhet të nisnim topin vetë.
Ndërkohë ne duhet të jemi ne që krijojmë rastet e rrezikshme. Balliu dhe Aliji kanë pasur një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Anglisë, por do të bëjmë zgjedhjet nesër. Në sulm kemi dy ose tre mundësi që mund të luajnë. Në Nations League arritëm të merrnim 7 pikë dhe mbaroi. Unë duhet të sjell më të mirën në fushë këto kualifikuese, i pari këtu kalon dhe i dyti shkon në Play Off. Lojtarët janë shumë entuziastë, duhet të zhbllokohemi të shënojmë gol. Nesër duhet të bëjmë një ndeshje të bukur në stadiumin tonë.
Futbolli është një sport ku kontakti me këmbë është i pashmangshëm dhe akordohet menjëherë faull. Unë jam në favor të futbollit, jo për lojtarët që ndalojnë lojën shpesh herë për të fituar faull. Unë ndjej që lojtarët e mi duan të japin më të mirën me ekipin, ndonjëherë krijon një mundësi dhe shënon një gol, por arrin të krijosh dhjetë mundësi dhe nuk shënon.
Jam i pari që mund t’i them një lojtari faleminderit që nuk mund të jetë i gatshëm për ekipin. I kam thënë lojtarëve që duhet të punojmë nëse duhet të ëndërrojmë botërorin. Ismajli nuk është 100% në gjendjen e tij, por ka një dëshirë të madhe dhe një zemër të madhe. Do të japë më të mirën për ekipin, por nëse shoh që nuk është në gjendje normalisht që nuk mund ta fus në lojë”, u shpreh Sylvinho.