Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Në dyshim për Europianin, befason trajneri dhe “çon” Mirlind Dakun të parin në Gjermani

Shkruar nga NEWSPORT
Në dyshim për Europianin, befason trajneri dhe
Mrilind Daku

Forma e shkëlqyer që po kalojnë sulmuesit e Kombëtares, padyshim ia kanë vështirësuar punën trajnerit Sylvinho për listën kuqezi në kuadër të EURO 2024. Mirlind Daku është një nga lojtarët që po shkëlqen, i cili pret një ftesë nga braziliani. Kontributi i dhënë edhe përgjatë eleminatoreve, e bën potencialisht një nga lojtarët që mund të jetë pjesë e këtij kompeticioni.

Për të ka folur edhe trajneri i Rubin Kazan, i cili duket se ka “bekuar” shtatlartin shqiptar për Europianin. Rashid Rakhimov ka thënë se Daku do të jetë në listën e Europianit për “Gjermani 2024”. Në një intervistë për mediet vendase, ai ka deklaruar:

“Daku do të shkojë në Europian. Nuk kam dëgjuar ende gjë që mund të largohet. Kemi bërë një bisedë me të, i kam thënë që të rritet dhe të zhvillohet. Ka një siguri të madhe dhe potencial. Sigurisht, momenti i ndarjes do të vijë, por mos u nxitoni për këtë moment, së pari duhet të jetë një lojtar i qëndrueshëm dhe të tregojë nivelin e tij.

Ne kemi krijuar një lloj varësie prej tij. Është e vështirë që të ingranohesh si Daku në Rusi pasi vjen nga Sllovenia. Me përmasat e tij, të kesh një driblim të tillë, shpejtsi dhe aftësi për të luftuar, vlen shumë. Patjetër që do të shkojë larg”.

Kujtojmë që Sylvinho ka si alternativë për ndeshjet e Kombëtares katër sulmuesë si Sokol Cikalleshi, Armando Broja, Mirlind Daku dhe Rei Manaj. Pritet me interes të shihet se cili prej tyre mund të lihet jashtë apo braziliani do të preferojë t’i marrë të gjithë me vete në Gjermani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga