Pas aventurës në Euro 2024 në Gjermani, tashmë shtatori ka rikthyer sërish emocione kuqezi. Kombëtarja shqiptare nga dita e sotme nis punën për ndeshjet e nations League.
Kështu kuqezinjtë do të luajnë dy duele mjaft të rëndësishme ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë, sfida këto të vlefshme për Nations League. Këto janë përballjet e para për “djemtë” e Sylvinhos, të cilët ndodhen në grupin B1, ku ndaj ukrainasve luajnë më 7 shtator dhe ndaj gjeorgjianëve më 10 shtator.
Kuqezinjtë do të grumbullohen në Tiranë dhe përgatitjet do t’i zhvillojnë në “Shtëpinë e Futbollit”, ku do të zhvillojnë edhe stërvitjen e parë.
Më poshtë, po ju njohim me programin paraprak mediatik dhe stërvitor të Kombëtares kuqezi për këto dy ndeshje. Të gjitha oraret dhe aktivitetet janë të përcaktuara sipas axhendës paraprake, ndërkohë që si zakonisht ky program mund të jetë subjekt i ndryshimeve.
E hënë, 2 shtator 2024
Konferencë për media e trajnerit të Kombëtares, Silvinjo në Shtëpinë e Futbollit, ora 11:00.
Seanca stërvitore e Kombëtares, ora 18:00
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E martë, 3 shtator 2024
Seanca stërvitore e Kombëtares, ora 17:30.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E mërkurë, 4 shtator 2024
Seanca stërvitore e Kombëtares, ora 17:30.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E enjte, 5 shtator 2024
Nisja nga Aeroporti Nënë Tereza, ora 14:50
Mbërritja në Pragë, ora 17:00
E premte, 6 shtator 2024
Konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo në stadiumin “Epet Arena”, ora 17:15
Stërvitja zyrtare në stadiumin “Epet Arena”, ora 18:00
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E shtunë, 7 shtator 2024
UKRAINË-SHQIPËRI, ora 20:45, në stadiumin Epet Arena, Pragë
E diel, 8 shtator 2024
Mbërritja në Tiranë, ora 15:35
E hënë, 9 shtator 2024
Konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo në stadiumin “Air Albania”, ora 18:30
Stërvitja zyrtare në stadiumin “Air Albania”, ora 19:15
E martë, 10 shtator 2024
SHQIPËRI-GJEORGJI, ora 20:45, në stadiumin Air Albania, Tiranë
*Shënim: Programi mund të jetë subjekt i ndryshimit*