Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Mungesa dhe ndryshime, Sylvinho bën gati formacionin ndaj Spanjës

Shkruar nga NEWSPORT
Mungesa dhe ndryshime, Sylvinho bën gati formacionin ndaj Spanjës
Trajneri Sylvinho dhe Kombëtarja shqiptare

Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Spanjën sfidën e fundit në grupit B. Një ndeshje ku kuqezinjtë do të tentojnë fitoren për të synuar kualifikimin në fazën tjetër të këtij turneu.

Në orën 21:00 në stadiumin “Merkur Spiel-Arena” në Dusseldorf, kuqezinjtë do të luajnë “all-in” për fitoren e cila do të sillte edhe kualifikimin për në fazën tjetër. Sylvinho prej ditësh ka zhvilluar përgatitje intensive dhe në këtë mënyrë pritet të bëjë disa ndryshime ndaj spanjollëve.

Mirlind Daku është mungesa e vetme e brazilianit ndaj “Furisë së Kuqe”. Sulmueis ëhstë dënuar nga UEFA me dy ndeshje për shkak të ofedimeve me megafon që bëri ndaj serbëve dhe maqedonasve pas duelit me Kroacinë.

Gjithashtu nga minuta e parë do të luajë Ismajli në vend të Ajetit, Broja do të rimarrë vendin e tij, duke ulur në stol kështu Manajn. Ndërkohë ka balotazh mes Hysajt e Balliut për në fanellë titullari.

Formacioni i mundshëm:

Shqipëria (4-3-3) – Strakosha; Hysaj (Balliu), Ismajli, Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Laçi; Asani, Broja, Bajrami. Trajner: Sylvinho

Mungesa dhe ndryshime, Sylvinho bën gati formacionin ndaj Spanjës
Formacioni i mundshem ndaj Spanjes

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga