Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

VIDEO/ Shqipëria GATI për Botëror! Kuqezinjtë luajnë “poker” me ekipin e kualifikuar, Broja me shokë mbajnë lart “stekën” e Kombëtares

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Shqipëria GATI për Botëror! Kuqezinjtë luajnë
Kombëtarja

Shqipëri 4 – 2 Jordani (Abualnadi *ag* 40', Broja 64', Hoxha 75', Bajrami 79' / Al Rashdan 27', Olwan 90')

Kombëtarja shqiptare ka fituar në shtëpi përballë Jordanisë, në kuadër të një ndeshje miqësore. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi me shifrat 4-2 në favor të kuqeznivje.

Në fakt, ishin miqtë që kaluan të parët me anë të Al Rashdan në minutën e 27-të, por Shqipëria barazoi me një autogol të Abualnadi në të 40-tën. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-1.

Ndërkohë që në pjesën e dytë, “djemtë” e Sylvinhos treguan një tjetër fytyrë. Kombëtarja jonë përmbysi gjithçka, duke shënuar me Brojën, Hoxhën dhe Bajramin. Ndërkohë që në minutën e 90-të, Jordania shënoi me Olwan një gol që rezultoi statistikor.

Vlen të përmendet, se mbrëmjen e sotme Shqipëria ka mposhtur një ekip që është kualifikuar në Botërorin 2026. Ndërkohë që vetë kuqezinjtë, kanë shpresa të mëdha të bëjnë të njëjtën gjë, teksa presin “finalet” e muajit nëntor duke besuar ende te “play-off”.

Miqësore
Stadiumi: “Air Albania”
Arbitër: Lukas Fähndrich (zviceran)

FORMACIONET ZYRTARE:
SHQIPËRIA: Dajsinani, Mitaj, Gjimshiti, Mihaj, Balliu, Asllani, Shehu, Bajrami, Hoxha, Asani, Daku. Trajner: Sylvinho.
JORDANIA: Abulaila, Sa’deh, Nasib, Al-Hourani, Abualnadi, Abu Hashish, Al-Tamari, Al-Rashdan, Al-Quraishi, Alnaimat, Olwan. Trajner: Jamal Sellami.

LIVE:
90+3' Mbyllet 4-2 ndeshja.
90' Shënon Jordania me Olwan.

79' GOL SHQIPËRIA! Shënon Bajrami.

75' GOL SHQIPËRIA! Shënon Hoxha.

64' GOL SHQIPËRIA! Shënon Broja.

61' Daku lë fushën e lojës, futet Broja.
46’ Nis pjesa e dytë. Sylvinho largon Gjimshitin, Shehun dhe Asanin. Futen në lojë Cake, Ramadani dhe Gripshi.
45+2' Mbyllet 1-1 pjesa e parë.
45+2' Tjetër pritje fantastike nga Dajsinani.

40' AUTOGOL NGA JORDANIA! Kombëtarja barazon shifrat.

27' Shënon Jordania me anë të Al Rashdan.

18' Super Dajsinani, portieri kuqezi shpëton Kombëtaren tonë nga goli i sigurt.

12' Kombëtarja "shtyn" para me Hoxhën, mbrojtja kundërshtare mbyll hapësirat.

4' Rast i mirë për Kombëtaren tonë, por portieri Abulaila i gatshëm.

1’ Gjithçka gati në “Air Albania”, nis sfida mes Shqipërisë dhe Jordanisë.

Poll

Lexo gjithashtu