
Ermis Selimaj
Ermis Selimaj është bërë me skuadër të re. 21-vjeçari është transferuar te PAS Giannina në Greqi.
Është skuadra greke që ka zyrtarizur këtë lëvizje, ndërsa i uron shqiptarit suksese me fanellën e tyre. Siç dihet PAS Giannina luan në ligën e dytë greke, teksa më transferimin e Selimaj përforcon krahun e majtë të mbrojtjes.
Palët mes tyre kanë firmosur një kontratë 1-vjeçare dhe futbollisti i Kombëtares U-21 kalon te ekipi grek si futbollist i lirë. Së fundmi ishte pjesë e AEK Athens B.
Ndërkohë vlen të theksohet se te PAS Giannina Selimaj bëhet futbollisti i 3-të shqiptar që transferohet gjatë kësaj merkatoje. Më parë pjesë e ekipit grek janë bërë edhe Anxhelo Sina dhe Emiljano Bullari.
View this post on Instagram
Poll