
Arbnor Muja është një nga lojtarët e rëndësishëm të kombëtares shqiptare, i cili është në pritje të në ftesë për në “Euro 2024” nga trajneri Sylvinho. Sulmuesi së fundmi ka ndryshuar menaxherin. 25-vjeçari që aktualisht është pjesë e Samsunspor ka arritur të bëhet pjesë e agjencisë zviceriane “Footuro”. Lajmin e ka bërë të ditur vetë agjencia menaxheriale nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Mirë se vini në ekipin e Footuro, Arbnor!! Jemi shumë të lumtur të mirëpresim lojtarin e kombëtares shqiptare dhe kampionin e vitit të kaluar belg Arbnor Muja! Ju falenderojmë për besimin dhe presim bashkëpunimin tuaj!”, thuhet në postim.
Kujtojmë se Muja u bë pjesë e skuadrës turke në merkaton e janarit, ku u largua nga Antwerp. Me skuadrën belge u shpall kampion sezonin e kaluar.
View this post on Instagram