
Ergys Kaçe
Ergys kaçe zyrtarisht ka mbetur pa skuadër në këtë merkato. Gjilani ka shkëputur marrëdhëniet me lojtarin shqiptar dhe këtë e ka bërë të ditur vetë klubi në rrjetet e tij sociale.
Ish-i i Partizanit në marrëveshje të dyanshme është larguar nga klubi i Superligës së Kosovës. Mesfushori pas aventurave të shumta në Greqi, rikthimit në Shqipëri dhe tani me udhëtimin në futbollin e Kosovës mbetet agjent i lirë.
Të kuqtë falenderojnë korçarin për kontributin e dhënë. Kujtojmë Kaçe ka veshur dhe fanelën e Kombëtares ku i paharrueshëm është ai goli nga faulli në vitin 2016 ndaj Francës në Elbasan.
Poll