Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

ZYRTARE/ Dikur titullar i Kombëtares, Burim Kukeli merr drejtimin e zviceranëve

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Dikur titullar i Kombëtares, Burim Kukeli merr drejtimin e
Burim Kukeli ne ndeshjen Shqiperi - Zvicer

I pensionuar nga futbolli i luajtur gati 4 vite më parë, Burim Kukeli është rikthyer sërish në skenë. Megjithatë, kësaj radhe jo për të mbajtur topin në këmbë, por për të udhëzuar.

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare ka marrë drejtimin e ekipit të Zyrihut U-21. Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra zvicerane nëpërmjet një komunikimi zyrtar në faqen e klubit.

Drejtuesit e Zyrihut vendosën të mbyllnin bashkëpunimin me trajnerin e U-21 Ricardo Moniz. Vendin e 60-vjeçarit holandez në stol tashmë e ka zënë 41-vjeçari shqiptar.

Burim Kukeli e ka drejtuar edhe më parë Zyrihun U-21 për 14 ndeshje, nga janari i 2023 deri në korrik të 2023. Me Kombëtaren shqiptare, ish-mesfushori nga Gjakova regjistroi 27 paraqitje.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FC Zürich (@fcz_offiziell)

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga