
Rey Manaj
Pas transferimit të Rey Manaj te Sharjah FC kanë dalë edhe prapaskenat e këtij operacioni. Kostoja është 2 milionë euro që është depozituar në arkat e Sivasspor.
Por trajneri i klubit nga Emiratete e Bashkauar Arabe, Milos Milojevic ka këmbëngulur për të transferuar Manaj, pasi ka marrë “frerët” e Sharjah FC. Në CV-në e Milojevic, klubi më i rëndësishëm që drejtuar është Cervena Zvezda dhe Malmo.
Në krahasim me Sivasspor që ka në palmaresin e tij vetëm 3 trofe, Sharjah FC numëron 21 trofe në kabinetë, e thënë ndryshe, 6 kampionate, 10 kupa vendase, 3 superkupa, 1 kupë lige dhe suksesi më i madh është në sezonin e fundit (2024-2025), Kupa e Azisë “AFC Cup”.
Poll