Po luhet në shtesë ndeshja Al-Ittihad – Al-Wahda, e vlefshme për fazën e 1/8-ave në Champions League të Azisë, e “gozhduar” në shifrat 0 – 0. Lojtari më i mirë deri në këtë pikë të ndeshjes është mbrojtësi i Kombëtares Mario Mitaj, me notën 7.6 sipas “Fashscore”.
Ndonëse kishte kohë që nuk preferohej prej trajnerit Sergio Conceicao te Al-Ittihad, shqiptari po demostron në këtë ndeshje se nuk i ka humbur “reflekset” në nxjerrjen e ekipit nga prapavija në kundërsulm me koordinime prej thellësisë.
Te ekipi rival, po luan edhe mesfushori i mirënjohur me prirje ofensive Dusan Tadic, e ku akutualisht po merr “leksion” nga Mitaj, pra notë më e lartë për mbrojtësin nga Malësia e Madhe, pavarësisht se kanë role të ndryshme në fushë. Nëse rezultati mbetet i barabartë edhe në shtesë, fituesi do caktohet nga “ruleta ruse”.
©The AFC Hub Mario Mitaj kundër Al-Wahda
