Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Talenti shqiptar i bën surprizën "e hidhur" Leo Messit, mesfushori "mahnit" me golin në Amerikë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Talenti shqiptar i bën surprizën "e hidhur" Leo
Adri Mehmeti

Edhe pse 17 vjeç, ia ka dalë të shkëlqejë në arenën ndërkombëtare duke spikatur me cilësitë e tij në fushë. Ky është Adri Mehmeti, i klasës 2009 e që premton vërtetë shumë në të ardhmen, si për Shqipërinë ashtu dhe për klubet europiane që i janë vënë në ndjekje. 

Aktualisht, Mehmeti luan për Red Bull New York dhe në kampionatin amerikan, në Major League Soccer ka shënuar 1 gol dhe ka kontribuar me 2 asiste, teksa vlera e kartonit e përditësuar në Transfermakt ka shkuar në 3 milionë euro. 

Më e fundit është ajo mes skuadrës së tij dhe Inter Miamit, klub në të cilin luan dhe Leo Messi. Në sfidën e cila përfundoi në barazimin 2-2, 17-vjeçari shënoi golin e dytë për miqtë në minutën e 77-të duke i dhënë një pikë të çmuar skuadrës së tij, e cila ndodhet në vendin e 7-të me 11 pikë në 7 ndeshje të zhvilluara. 

Nuk dihet ende se kë Kombëtare do të zgjedhë si përfundim djaloshi i talentuar, i cili ka luajtur më herët për moshat U-15 të Shqipërisë, ku në tre ndeshja ka shënuar vetëm 1 gol, ndërsa në Kombëtaren e moshave të Amerikës, Mehmeti ka të njëjtin numër për gol në 7 ndeshje. 

Goli i Adri Mehmetit

 

Poll

Lexo gjithashtu