Sokol Cikalleshi është shfaqur protagonist në Iran me ekipin e tij Traktor, në sfidën që këta të fundit po luajnë në shtëpi përballë Ravshan. Momentalisht ndeshja është 2-0 në favor të Traktor.
Ishte pikërisht Cikalleshi ai që shënoi golin e dytë për të tijët. Pas një topi të marrë nga Torabi, shoku i ekipit, shqiptari u shkëput mjaft mirë nga mbrojtja kundërshtare, duke dalë i vetëm përballë portierit.
Kur ishte një kundër një me gardianin kundërshtar, Cikalleshi e dërgoi topin në rrjete me një goditje parabël, alla-Panenka.
Kujtojmë që kjo sfidë është e vlefshme për raundin e katërt të Champions League së Azisë. Ndërkohë që sulmuesi kavajas është kthyer në një pikë kyçe për Traktorin duke e ndihmuar në çdo kompeticion.
Goli i Cikalleshit