Sulmuesi i Kombëtares Anis Mehmeti është përshtatur mjaft mirë te skuadra e Ipswich Town, edhe pse ka pak kohë të ekipi i ri në Championship, pas largimit nga Bristol City.
Në sfidën e sotme kundër Swansea, e fituar 3 – 0, Mehmeti jo vetëm që gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 3-të, por edhe asistoi te goli i Hirst, minuta e 74-të.
Shqiptari “lexoi” manovrën e ekipit kundërshtarë dhe mori profilin e “shkatërruesit”, e përkthyer me fitimin e topit dhe më pas asistoi te goli i 3-të për të tijët.
25-vjeçari po tregon se është jo vetëm finalizues dhe asistues i shkëlqyer, por edhe ndërtues e “shaktërrues” sa herë që ekipi ka nevojë për të.
Pavarësisht se po përjeton sezonin më të mirë në karrierë, nuk ka asgjë të sigurtë nëse Anis Mehmeti do marrë ftesën nga trajneri i Shqipërisë Sylvinho, kundër Polonisë, faza “Play-Off” e Kupës së Botës.
