
Armando Sadiku duke festuar golin
Armando Sadiku është një nga lojtarët më produktiv në Indi. Sulmuesi i Kombëtares ia doli që në sfidën që GOA zhvilloi ndaj Hyderabad të shënonte një gol spektakolar.
Elbasanasi gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 52-të të takimit, duke i dhënë përkohësisht avantazhin ekipit të tij. Për fatin e keq kundërshtarët do të barazonin dhe dueli mes tyre do të mbyllej 1-1.
Pas kësaj sfide Sadiku është zgjedhur në formacionin e javës në Indi. Sulmuesi është vlerësuar nga “Soffascore” me notën 7.8. Kujtojmë se në këtë sezon ky është goli numër 9, teksa ka dhënë edhe 2 asiste.

Poll