
Jasir Asani
Për Jasir Asanin më në fund duke se ka ardhur momenti i tij. “Mëngjarashi” ditën e sotme ia ka dalë të gjejë golin me Gwangju FC në Korenë e Jugut.
Në sfidën që Joenbuk po zhvillon me Gwangju FC, Asani tundi rrjetën në minutën e 70-të, duke kaluar në avantazh të tijtë. Një gol mjaft i bukur i shënuar nga shqiptari, i cili siç duket ka “shkelmuar” kështu periudhën e keqe të cilën kaloi së fundmi.
Ky është goli i parë sezonal për Asanin, ku nuk mungoi edhe festa me shqiponjë, teksa deri më tani ka mundur të luajë në 4 ndeshje. Në total ka luajtur 173 minuta.
Goli i Asanit
Poll