
Belajdi Pusi
Belajdi Pusi e ka kthyer Azerbajxhanin në një lojë fëmijësh. Shqiptari ka shënuar sot golin e katërt sezonal për llogari të Samakhi.
Sulmuesi luan për një klub të vogël në kampionatin azer siç është Shamak, mënyra si e shqiptojnë vendasit. Në ligën e Redon Xhixhës, Pusi arriti të shënojë në sfidën përballë Sabah Baku, një ekip nga kryeqyteti i gazit dhe milionave në rajonin kaukaz.
Ish-i i Skënderbeut i dha avantazhin 2-1 ekipit me ngjyrë lejla. Në fund klubi i futbollistit dikur të Superiores, arriti suksesin 3-1 dhe falë Pusit qëndron në mes tabele.
Goli i Pusit në Azerbajxhan
Poll