
Mirlind Daku
Mirlind Daku është shfaqur protagonist më Rubin Kazan, në ndeshjen që këta të fundit po luajnë momentalisht përballë Akron Togliatti. Këta të fundit po fitojnë momentalisht 2-1.
Ndërkohë që golin e vetëm për Rubin Kazan, e shënoi pikërisht Daku. Pasi mori një top me “forcë”, sulmuesi nga Gjilani lëshoi një “predhë” drejt portës kundërshtare, duke e dërguar topin në fundin e rrjetës.
Vlen të përmendet se ky është goli i 9-të i Dakut për këtë sezon, ndërsa sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka dhënë edhe një asist.
Goli i Mirlind Dakut
Poll