Arbër Hoxha
Lajme aspak të mira për sulmuesin e Kombëtares Arbër Hoxha. Në takimin e javës së 15-të të kampionatit kroat, teksa Dinamo Zagreb mposhti 2 – 0 Gorican, anësori kuqezi ka pësuar dëmtim “horror”.
Në fundin e takimit, konkretisht në minutën e 86, futbollisti shqiptar merr goditje të dhunshme nga mbrapa. Për të kuptuar shkallën e dëmtimit, mjafton të përmendim faktin se shqiptari u largua nga fusha me barelë.
Duhet thënë se Hoxha po përjetonte formën më të mirë në karrierë, e ku në shtator dhe tetor është përzgjedhur “Lojtari i Muajt” në kampionatin e Kroacisë. Nga mediat kroate apo klubi i Dinamo Zagreb nuk ka një saktësim për dëmtimin dhe sa pritet të mungojë 27-vjeçari.
Poll
