Dëmtimi i Ernest Muçit
Ndeshja e mbrëmshme ndaj Galatasaray, nuk ishte aspak e lehtë për sulmuesin e Kombëtares Ernest Muçin. Trabzonspor u mposht me shifrat 1 – 4, ndeshje e vlefshme për gjysmëfinalen e Superkupës së Turqisë.
Jo vetëm që bomberi shqiptar nuk gjeti rrugën e rrjetës, por në minutën e 27, ai mori goditje të ashpër nga mesfushori brazilian Gabriel Sara. Ky rast për arbitrin Aydin nuk ishte më shumë se karton i verdhë.
Ulërimat e Muçit nga dhimbjet ishin të dukshme. Gjithsesi, shqiptari “shtërngoi dhëmbët” dhe vijoi sfidën deri në fund. Nuk ka një reagim konkret nga klubi apo lojtar, nëse ka të bëjë me diçka konkrete.
Poll
