
Armando Sadiku
Armando Sadiku e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij te Goa në kampionatin indian. Sumuesi shqiptar është kthyer menjëherë në një element kyç te skuadra indiane.
Sadiku e nis sezonin e ri me gol te Goa, duke gjetur rrugën e rrjetës në sfidën që Goa zhvilloi ndaj Jamshedpur. Në minutën e 45+3, 33-vjeçari lëshon një “predhë” nga jashtë zonës, duke “çarë” kështu rrjetën e kundërshtarëve.
Fatkeqësisht për elbasanasin, ky gol nuk mjaftoi për fitoren e ekipit të tij, pasi Goa do të mposhtej me shifrat 2-1.
Poll