
Sokol Cikalleshi ishte një nga lojtarët që u ‘pensionua’ nga Kombëtarja shqiptare pas përfundimit të Europianit. Megjithatë, ai nuk ishte pjesë e ceremonisë së falenderimit para ndeshjes Shqipëri – Çeki, ku morën pjesë Balaj, Lenjani, Roshi dhe Gjasula.
Pavarësisht kësaj, Sokol Cikalleshi vazhdon formën e mirë me ekipin e Tractor në Iran. Në ndeshjen e sotme që ekipi i tij luajti në Kupë përballë Gol Gohar, ‘bomberi’ shqiptar gjeti rrugën e rrjetës. Ekipi i tij u mposht 1-2, por Cikalleshi la shenjën e tij.
Në minutën e 18-të, ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare ktheu në gol një penallti. Ai i dha avantazhin e përkohshëm të tijëve, të cilët u përmbysën më pas me dy gola duke humbur dhe këtë sfidë.
Përsa i përket performancës personale të Cikalleshit, kavajasi është kthyer në një pikë kyçe për Tractor. Në 8 ndeshje të zhvilluara deri më tani, shqiptari ka shënuar 4 gola dhe ka asistuar në 1 tjetër.
Goli i Sokol Cikalleshit