Mario Mitaj dhe Kingsley Coman
Mbrojtësi i Kombëtares Mario Mitaj zhvilloi një ndeshje për tu “varuar në kornizë” me ekipin e tij të Al-Ittihad ndaj Al-Nassr e fituar 2 – 1, e vlefshme për 1/8 të Kupës së Mbretit në Arabi.
Në minutën e 45+2’ Mitaj “shpik” një pasim nga thellësia për Aouar, teksa ky i fundit shënoi golin e fitores. Në platformat sociale po qarkullon video virale me mbulimin dhe kalimin e Kingsley Coman e lojtarëve të tjerëve të Al-Nassr.
Pasqyrimi i një niveli kaq të lartë, krahas lojtarëve me peshë si Coman e Cristiano Ronaldo është shembull i qartë se 22-vjeçari është në rrugën e duhur për të pasur një të ardhme në klubet elitare të Europës.
Poll
