
Kjo ka qenë java e Erald Çinarit në kampionatin armen të futbollit.
Shkodrani pasi shënoi një dopietë në mesjavë, formën e shkëlqyer e ka vijuar edhe ditën e sotme. 28-vjeçari ishte sërish protagonsit në fitoren 5-0 të Noah përballë Van.
Mëngjërashi u konfrimua në formacionin titullar dhe nuk zhgënjeu aspak. Kjo pasi falë lojës së tij do vinin dy golat e parë të skuadrës bardhezi.
Me ish-futbollistin e Vllaznisë që dhuroi asisitin për golin e dytë të shënuar nga Omar. Por ndeshja e shkëlqyer e Çinari do kurorëzohej në minutën e fundit të ndeshjes.
Ku do kishte lavdi personale për sulmuesin, i cili shënoi golin e fundit për shifrat përfundimtare 5-0., Kjo ishte rrjeta e 5-të e Çinarit në kampionatin armen ku deri më tani ka zhvilluar 8 ndeshje.
Një mesatare e shkëlqyer për shkodranin që po kalon një formë super.
Me këtë fitore ekipi i Noah u ngjit në kuotën e 16 pikëve, ku skuadra kryqytetase ka edhe 2 ndeshje më pak në sezonin 2024-25.
Goli i Erald Cinari