Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Indrit Tuci nuk ka të ndalur, shënon tjetër gol me Spartën e Pragës

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Indrit Tuci nuk ka të ndalur, shënon tjetër gol me
Indrit Tuci

Indrit Tuci ka shënuar mbrëmjen e sotme pasi kishte asistuar për Spartën e Pragës. Këto të fundit po fitojnë 0-2 përballë Jablones. Ishte minuta e 38, kur sulmuesi lezhjan dha një pasim që u kthye në gol nga Haraslin. 

Goli i tij erdhi më pas në pjesën e dytë. Luhej pikërisht minuta e 68. 

Kujtojmë se dhe një ndeshje më parë, Tuci gjeti golin në Çeki. Kjo tregon për formën e mirë që po kalon aktualisht 23-vjeçari. 

Te Sparta e Pragës Tuci u afrua në janarin e këtij viti. Gjatë kësaj kohe ka ditur mjaft mirë të përshtatet me grupin. 

Goli i Indrit Tucit:

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga