Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ I papërmbajtshëm në Turqi, mbrojtësi i Kombëtares kërcen mbi të gjithë dhe shënon SUPERGOL

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ I papërmbajtshëm në Turqi, mbrojtësi i
Momenti i shenimit te golit

Arlind Ajeti vazhdon të jetë i papërmbajtshëm te Bodrumspor. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ia ka dalë të shënojë një tjetër gol me skuadrën e tij.

Në sfidën që Bodrumspor po zhvillon në transfertë ndaj Hatayspor ka gjetur rrugën e rrjetës. Ajeti ia doli të kalonte të tijtë në avantazh në minutën e 53-të të takimit. Lideri i prapavijës shfrytëzoi siç duhet një korsim nga goditja e këndit dhe kur topi arriti në zonë kërceu mbi të gjithë për ta çuar në rrjetë,  duke i hapur kështu rrugë triumfit të tijve.

Pas këtij gol Bodrumspor shënoi edhe 3 herë të tjera, duke çuar shifrat në 4-0, teksa luhet minuta e 75. Ndërkohë kujtojmë se për Ajetin është goli numër 4 në këtë sezon me turqit.

Poll

Lexo gjithashtu