
Mario Mitaj
Mario Mitaj është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Lokomotiva e Moskës po luan momentalisht në shtëpi ndaj Khimki. Sfida e vlefshme për fazën e 3-të të Kupës së Rusisë është 2-0.
Ishte pikërisht mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, ai që mori rolin e protagonistit në golin e parë të shënuar nga të tijët. Në minutën e 4-të të sfidës, Mario Mitaj dhuroi një super asist për Pogostnov.
Shqiptari harkoi një krosim perfekt në zonë, me topin që më pas u godit me kokë dhe përfundoi në rrugën e rrjetës. Përveç asistit, Mitaj po zhvillon edhe një ndeshje mjaft pozitive.
Poll