Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Gol në stilin “Van Persie”, sulmuesi i Shqipërisë “çan rrjetën” në Itali

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Gol në stilin “Van Persie”, sulmuesi i
Goli i Marvin Çunit

Marvin Çuni është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Sampdoria barazoi në transfertë përballë Empolit. Sfida e vlefshme për javën e 10-të të Serie B italiane, përfundoi 1-1.

Ishte pikërisht Çuni, ai që shënoi golin e vetëm për të tijët, duke dhënë ndihmën kryesore në këtë pikë të marrë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare goditi bukur topin me kokë dhe e dërgoi në rrjetë në minutën e 80-të.

Vlen të përmendet, se përballë kishte edhe sulmuesin tjetër të Kombëtares shqiptare, Stiven Shpendi. Ky ishte titullar për Empolin, por u zëvendësua në minutën e 73-të, duke mos arritur të linte shenjën e tij.

Goli i Marvin Çunit

 

Poll

Lexo gjithashtu