Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Fantastik në zonë, ish-i i Partizanit gjen rrugën e rrjetës

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Fantastik në zonë, ish-i i Partizanit gjen rrugën e
Momenti kur lojtaret e Noah festojne golin e Cinarit

Erald Çinari e rinis vitin 2025 aty ku la atë 2024. Duke shënuar në vazhdimësi në kampionatin e futbollit në Armeni. Sulmuesi shkodran është rikthyer në aktivitetin e ndeshjeve zyrtare me ekipin e Noahs, ku kampionati armen ka rinisur vetëm ditën e sotme fazën e dytë dhe përfundimtare të sezonit.

Për tu kthyer tek Çinari, ai u shfaq menjëherë protagonist që në minutat e para të vitit 2025. Mëngjërashi i cili u prezantua si titullar në ndeshjen e javës së 17-të mes West Armenia dhe Noah gjeti golin në minutën e 11-të të takimit. Ish-futbollisti i Vllaznisë shfrytëzoi mjaft mirë një kros të ardhur nga e majta. Ku thuajse i vetëm në zonë e kaloi topin pas shpatullave të portieri kundërshtar.

Duke kaluar në këtë mënyrë në avantazh skuadrën bardhezi. Kjo ishte edhe rrjeta e 9-të për 28-vjeçarin këtë sezon në elitën e futbollit në Armeni. Ku gjithashtu ish-sulmuesi edhe i Partizanit në vendin tonë numëron edhe 4 asiste. Statistika me të vërtetë për t’u duartrokitur për shkodranin që po kalon një moment të artë forme në Armeni.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga