
Etrit Berisha
Ekipi i Hacken ku aktualisht luan Etrit Berisha, ka fituar sot Kupën e Suedisë. Portieri i Kombëtares shqiptare ka bërë heroin ditën e sotme në finalen e fituar ndaj Malmos falë goditjeve të 11-metërshave.
Etrit Berisa u bë protagonist në goditjet e penalltive, duke arritur të presë dy prej tyre ndaj ekipit të Malmos. Skuadra e Hacken arriti të fitojë me shifrat 4-2 në goditjet e 11-metërshave.
Ndërsa koha e rregullt e kësaj finaleje përfundoi me rrjeta të paprekura. Etrit Berisha iu bashkua skuadrës së Hacken më 11 prill të këtij viti, pasi kishte mbetur pa ekip.
Penalltia e pare e pritur nga Berisha
Penalltia e dyte e pritur nga Berisha
Poll