Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ E majtë e “furishme” si bomber i vërtetë, ish-mbrojtësi i Superiores “pushton” Taxhikistanin me shqiponjën dykrenare

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ E majtë e “furishme” si bomber i vërtetë,
Rudolf Turkaj

Rudolf Turkaj është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Istiqlol Dushanbe ka barazuar në transfertë përballë CSKA Pomir Dushanbe. Sfida e vlefshme për javën e 16-të të kampionatit të Taxhikistanit, përfundoi 3-3.

Ishte pikërisht qendërmbrojtësi shqiptar, ai që ndihmoj ekipin e tij të merrte 1 pikë të vlefshme. Në minutën e 37-të të sfidës, Turkaj ia doli që të “tundte” rrjetën e kundërshtarëve, duke gjetur kështu golin e tij personal.

Megjithatë, nuk mjaftoi, pasi përfundimi ishte i barabartë. Kujtojmë se Turkaj u bashkua me Istiqlol në verë të këtij viti. Ai mbylli aventurën në Kosovë me Suharekën, për të nisur një të re në elitën e futbollit të Taxhikistanit.  

Kujtojmë se në Shqipëri, 30-vjeçari është aktivizuar me ekipe si Shkëndija e Tiranës, Besëlidhja, Shënkolli, Iliria dhe Laçi.

Poll

Lexo gjithashtu