
Jasir Asani është një nga lojtarët që po merr vazhdimisht vëmendjen e UEFA-s. “Mëngjarashi” di të shënojë vetëm SUPERGOLA dhe është shumë e vështirë të mos “dashurohesh” pas tyre.
Siç duket këtij tundimi nuk i ka shpëtuar as UEFA, e cila e ka ripostuar “perlën” e Asanit në rrjetët sociale të Euro 2024. Anësori i Kombëtares dhuroi “shoë” në miqësoren me Lihtenshtejnin, ku shënoi një supergol nga distance, duke lënë të ‘shtangur’ në vend portierin kundërshtar.
Kujtojmë se ish-futbollisti i Partizanit me kuqezinjtë ka luajtur në 12 ndeshje, ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë edhe 4 asiste, duke u shndërruar kështu në një lider në Kombëtare. Kuqezinjtë ditën e nesërme do të luajnë miqësoren e dytë para startit të Euro 2024, ku përballë do të kenë Azerbajxhanin.
View this post on Instagram