Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Sulmuesit të Kombëtares i bëjnë “magji”, i “preferuari” i Sylvinhos largohet nga fusha i dëmtuar

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Sulmuesit të Kombëtares i bëjnë “magji”,
Sylvinho dhe Nedim Bajrami i dëmtuar te Rangers

Në ndeshjet e fundit kishte fituar pozitën e titullarit dhe protagonistit në ekipin e Rangers, por nuk ka qetësi për sulmuesin e Kombëtares Nedim  Bajrami. Në ndeshjen kundër Kilmarnock, java e 16-të në Premiership-in skocezë, Bajrami e la fushën i dëmtuar pas 21 minutash lojë.

Si pa kuptuar, futbollisti shqiptar me tipare ofensive ulet dhe kërkon zëvendësim pas problemeve fizike. Gjatë moment të largimit nga fusha e blertë, anësori e vendos dorën te kofsha, tregues se ai mund të ketë tërheqje muskulore.

Para 3 ditësh, në takimin me Dundee United, 26-vjeçari kuqezi shënoi golin e barazimit në minutën e 90+8 përmes penalltisë, ndërsa tashmë nuk i dihet se sa do “pushojë”.

Duhet thënë se Nedim Bajrami është lojtari i “preferuar” i Sylvinhos te Shqipëria. Në 32 ndeshje që trajneri brazilianë ka drejtuar Kombëtaren, Bajrami ka qenë në fushë 31 duele, askush si ai.  

      

Poll

Lexo gjithashtu