
Florent Hasani duke festuar me shokët e ekipit
Florent Hasani është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Boluspor fitoi në transfertë përballë Istanbulspor. Sfida e vlefshme për çerekfinalen e “play-off” në rrugën drejt elitës, përfundoi 1-2.
Ishte pikërisht sulmuesi shqiptar, ai që shënoi golin e dytë për të tijët duke iu dhënë një fitore mjaft të vlefshme. Ish-i i Tiranës shënoi në minutën e 70-të, duke përfituar nga një top i goditur nga Dean Liço dhe prekja e portierit kundërshtar.
Tashmë, Boluspor shkon në raundin tjetër të “misionin” Superligë, ku do të përballet në gjysmëfinale me Bandimarspor.
Goli i Florent Hasanit
Poll