
Armando Sadiku
Armando Sadiku është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Goa po luan në shtëpi përballë North East Utd. Pjesa e parë e këtij takimi është mbyllur me rezultatin 1-1.
Ishte pikërisht Armando Sadiku ai që shënoi golin e vetëm për të tijët. Kur ekipi i tij ishte në disavantazh 0-1, bomberi kuqezi ktheu në gol një penallti në minutën e 45+2’.
Në këtë mënyrë, 33-vjeçari rikthehu baraspeshën dhe dërgoi të tijët në dhomat e zhveshjes më të qetë. Kujtojmë që Sadiku është kthyer në një pikë kyçe për ekipin indian të Goa-s, me të cilët u bashkua këtë merkato verore.
Poll