
Pas Klisman Cake, Nazmi Gripshi ishte supriza tjetër e Sylvinhos për duelin me Serbinë dhe Jordaninë. Ish-lojtari i Skënderbeut falë paraqitjeve të tij fantastike me Astanën në Kazakistan ia doli të siguronte ftesën e Kombëtares shqiptare për herë të parë.
Sulmuesi do të ketë mundësinë të debutojë ndaj Serbisë ose Jordanisë dhe të luajë ndeshjen e parë me fanellën kuqezi. Por përpara se të ndodhë diçka e tillë, Gripshi ka folur për herë të parë si lojtar i Kombëtares.
Në videon e mirë se ardhjes te postuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, Ish-i i Skënderbeut dëgjohet të thotë “Forca Shqipëri”, ndërsa fytyra i shkëlqen nga gëzimi. Kujtojmë se Shqipëria do të luajë ditën e nesërme ndaj Serbisë në Leskovac, në orën 20:45. Duel i vlefshëm për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
View this post on Instagram