
Thomas Strakosha foli për CosmoteTV para nisjes së sfidës kundër Panseraikos në ligën greke, fituar thellë nga AEK.
Portieri shqiptar foli për largimin më të fundit të skuadrës, një nga lojtarët më të mirë të ekipit nga Athina si dhe nuk harroi të permendte pritjen që beri jehonë në derbin e javës se kaluar. Gardiani i Kombëtares ishte "heroi" ndaj PAOK dhe u shpreh se ky pikërisht është objektivi i tij në Greqi.
"Ishte djalë shumë i mirë Livaja Garcia. Na ndihmoi shumë dhe e falenderojmë. Ndihmoi AEK për aq sa qendroi ketu. Tani vazhdojmë më tutje me lojtarët që kemi.
Jam shumë i lumtur për pritjen në ndeshjen me PAOK dhe për 3 pikët në fund. Falë Zotit fituam dhe unë ndihmova ekipin. Ky është qëllimi im.
Duhet të vazhdojmë kështu, ndryshe fitorja në derbi ndaj PAOK nuk do të ketë kuptim", u shpreh Strakosha.