Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

"Sulmuesi në shok, ish-ylli i Chelsea përlotet", Armando Broja bëhet "hit" në gazetat angleze

Shkruar nga NEWSPORT
"Sulmuesi në shok, ish-ylli i Chelsea përlotet", Armando
Armando Broja

Mediumi gjigant në Angli “The Sun Sport”, i ka kushtuar një shkrim special momentit të vështirë që po përjeton sulmuesi i Kombëtares Armando Broja. “Sulmuesi në shok, ish-ylli i Chelsea përlotet”, titulli i mediumit të mësipërm.

Ata i referohen futbollistit shqiptar si “produkt” i akademisë së Chelsea, ndërsa i japin zë lotëve të zhgënjimit që Broja nuk i mbajti dot, pas ndeshjes me Andorrën, e vlefshme për kualifikueset e “Botërorit 2026”.

Nuk lihet në "hije” as momenti kur 24-vjeçari hezitoi të përshëndetej me tifozët. Gjatë merkatos së verës, Armando Broja u “nda” përfundimisht me “Blutë” dhe u transferua te Burnley, por edhe aty nuk po e gjen veten, kjo edhe për shkak të mungës së minutazhit. Nesër në orën 18:00, Shqipëria pret Angliën në “Air Albania”, ndeshja e fundit në Grupin K, Kupa e Botës.        

 

Poll

Lexo gjithashtu