Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

U transferua te rivalët e ish-klubit të Skukës, Jurgen Çelhaka debuton me fitore të thellë në Slloveni

Shkruar nga NEWSPORT
U transferua te rivalët e ish-klubit të Skukës, Jurgen
Jurgen Çelhaka

Sot është rikthyer kampionati slloven në aksion. Në fushë ka debutuar për herë të  parë në këtë aventurë të re dhe Jurgen Çelhaka.

Shqiptari u bashkua këtë merkato me Olimpija Ljubjana pasi la Legian, ish-klubin e Ernest Muçit në Poloni. Prva Liga ishte në pauzën e festave, ndërsa sot ka filluar sërish loja në ligën sllovene. Në sfidën e kryeqytetasve slloven për jaëvn e 19-të ka bërë debutimin dhe ish-i i Superiores.

Çelhaka e nisi si titullar takimin e jeshilëve ndaj Primorje. Ndeshja u mbajt në stadiumin kombëtar të Sllovenisë që është dhe njëherësh impianti i një prej klubeve më legjendare të vendit ballkanik. Jurgeni  u aktivizua si mesfushor qendre, ku u ndëshkua dhe me një karton të verdhë në fitoren e thellë 5-0 të Olimpijas.

Mesfushori shqiptar me numrin 16 mori 62 minuta nga tekniku Victor Sanchez. Ndeshja u transmetua në SportKlub Slovenija, ndërsa zëvendësuesi i Jurgen Çelhakës arriti të gjejë rrugën e rrjetës.

Klubi i ish-it të Tiranës është në luftë për titullin me Mariborin, ish-klubin e Skukës. Ekipi nga Ljubljana gëzon 42 pikë, 6 më shumë se rivalët e përjetshëm vjollcë.

Aktivizimi që në ndeshjen e parë zyrtare të lojtarit kuqezi , tregon se tekniku spanjoll ka besim dhe e llogarit si ndihmë të madhe përforcimin më të bujshëm të ekipit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga