
Lajm i mirë për Evertonin dhe për të gjithë tifozët shqiptarë këto ditë është rikthimi i Armando Brojës. Sulmuesi i Kombëtares ka hedhur prapa krahëve dëmtimin dhe tashmë ka luajtur edhe ndeshjen e parë, por jo me ekipin e parë të Everton, por me skuadrën U-21.
Në sfidën që Everton U-21 zhvilloi kundër Ëatford U-21, Broja luajti si titullarë. Pas këtij takimi 22-vjeçari ka theksuar se ishte ndjenjë mjaft pozitive dhe mezi pret të rikthehet të luajë me ekipin e parë.
“Është bukur të kthehesh prap në fushë. Ka kaluar pak që nga dëmtimi im, prandaj është një ndjenjë e bukur të kthehesh, të luash, ta ndjesh lojën, të kthehesh në fushën e blertë dhe të luash me një buzëqeshje në fytyrë. Mezi kam pritur të rikthehem., Me të vërtetë e shijova dhe mezi po pres të vazhdoj dhe me shpresë për t’u kthyer me ekipin e parë”, ka deklaruar Broja.
View this post on Instagram