
Sivasspor u mposht në shtëpi nga Fenerbahce. Sfidë kjo e vlefshme për javën e 31-të të Superligës turke, me ndeshjen që përfundoi 1-3 në favor të skuadrës së Jose Mourinhos.
Një humbje e cila padiksutim nuk është pritur mirë nga tifozët e Sivasspor dhe nga skuadra. Rey Manaj ka reaguar në rrjetet sociale pas kësaj disfate.
Sulmuesi lushnjar është shprehur se i vjen keq për humbjen, ndërsa premton se në sfidat e ardhshme do të bëjë maksimumin për të marrë pikë. Gjithashtu i falenderon të gjithë për mbështetjen.
“Na vjen keq për humbjen, por tani po mendojmë për 6 finalet që kanë mbetur, për të arritur qëllimin tonë. Faleminderit të gjithë tifozëve që ishin në stadium sot, shihemi të shtunën.❤️????”, ka shkruar Manaj.
Sfida e radhës që Sivasspor do të luajë do të jetë ndaj Kasimpasa. Duel ky shumë i rëndësishëm, ku 3 pikët janë mëse të detyrueshme për mbijetesën. Aktualisht skuadra e Manajt ndodhet në vendin e 16-të me 31 pikë, pozicion që të zbret nga Superliga.
View this post on Instagram