Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

U largua nga fusha me barelë, reagon për herë të parë sulmuesi i Kombëtares shqiptare

Shkruar nga NEWSPORT
U largua nga fusha me barelë, reagon për herë të parë
Arbnor Muja duke u larguar nga fusha me barelë / Samsunspor - Fenerbahce

Arbnor Muja u dëmtua rëndë në ndeshjen që ekipi i tij Samsunspor luajti përballë Fenerbahce, e vlefshme për Superligën e Turqisë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u zëvendësua në minutën e 45-të.

Tifozët, por jo vetëm u shqetësuan shumë për gjendjen e tij, duke parë që ai u largua nga fusha me barelë. Megjithatë, sulmuesi nga Mitrovica ka reaguar në Instagramin e tij, duke thënë se momentalisht çdo gjë është në rregull.

“M’u desh të lija fushën e lojës për shkak të një dëmtimi të vogël. Çdo gjë duket në rregull për momentin. Shihemi së shpejti”, shkruan Arbnor Muja në rrjetet sociale, duke shpjeguar situatën e dëmtimit të tij.

U largua nga fusha me barelë, reagon për herë të parë
Reagimi i Arbnor Mujës

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga