
Cristian Shpendi ne momentin e demtimit
Dëmtimi i Christian Shpendi në fundjavë në sfidën mes Cesenës dhe Cosenzës nuk ishte aspak i lehtë. Djaloshi shqiptar doli i përlotur nga fusha e lojës pas dëmtimit që pësoi në këmbë.
Ekzaminimet e bëra ditën e sotme kanë bërë të ditur që 21-vjeçari do të mungojë të paktën deri në mesin e janarit. Këtë e ka bërë të ditur klubi i Cesenës në një komunikim zyrtar.
“Gjendja e sulmuesit bardhezi, i cili që nga nesër do të nisë rrugëtimin e rehabilitimit, do të jetë objekt i vlerësimeve të reja gjatë javëve të ardhshme nga stafi mjekësor i klubit” – komunikon klubi italian në komunikimin zyrtar.
Poll